Sport

Guardiola i mërzitur: Një lojtar kyç i Manchester Cityt i dëmtohet që në nisje…

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester Cityt, mesfushori belg Kevin de Bruyne, do të mungojë për “disa kohë”.

14 Gusht 2023, 21:22 Nga DOSJA

Guardiola i mërzitur: Një lojtar kyç i Manchester Cityt i

ANGLI - Këtë e ka bërë të ditur trajneri i “Qytetarëve”, spanjoli Pep Guardiola pas fitores 3-0 në transfertën ndaj Burnleyt në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës.

Kevin de Bruyne është dëmtuar sërish, teksa kapiteni belg e filloi lojën në “Turf Moor” si titullar, por u detyrua të zëvendësohej para pushimit.

Sipas trajnerit dëmtimi është thuajse i njëjti që e mbajti jashtë finales së Champions League disa muaj më parë. Sa kohë do të jetë De Bruyne jashtë fushës?

"Fatkeqësisht, ai është dëmtuar përsëri. Është i njëjti dëmtim si në finalen e Champions League dhe ai do të mungojë për një kohë,"- tha Guardiola pas ndeshjes, duke refuzuar të japë një periudhë specifike të mungesës së tij.

Guardiola i mërzitur: Një lojtar kyç i Manchester Cityt i

"Ai ishte rikuperuar pas finales, por tani ne e kemi humbur përsëri. Është koha për të menduar dhe folur me mjekët për situatën. Ai duhet të pushojë, të shërohet dhe të kthehet. Ai u ndje shumë mirë dhe luajti shumë mirë në minutat e para”,- ka shtuar Pep.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll