Sport

"Madalina Ghenea mes boksit, agjërimit dhe Dimitrovit të saj!" 'Gazzetta dello Sport' shkruan për modelen rumune… (foto-galeri)

Mădălina Ghenea (36 vjeç) është një modele dhe aktore e suksesshme nga Rumania, e vendosur në Itali.

14 Gusht 2023, 17:47 Nga DOSJA

"Madalina Ghenea mes boksit, agjërimit dhe Dimitrovit të

ITALI - Së fundmi, Mădălina Ghenea ka konfirmuar lidhjen e saj me tenistin Grigor Dimitrov (32 vjeç, 33 ATP), të dy janë shfaqur së bashku, si në rrjetet sociale ashtu edhe në ndeshjet e tenisit të sportistit. Mădălina është në Itali prej shumë vitesh. 

Botimi “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull aktores rumune, në të cilin është analizuar jeta e saj. Ata janë përqëndruar në pesë pika nga jeta dhe karriera e Mădălina Ghenea, duke përmendur se cilat janë preferencat e rumunes. 

“Modelja dhe aktorja rumune e ka zyrtarizuar lidhjen e saj me tenistin Dimitrov. Prej pak kohësh është përfolur për lidhjen e tyre, por tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Modelja dhe aktorja Mădălina Ghenea, si dhe tenisti bullgar Grigor Dimitrov janë çift. 

Dy javë më parë, të dy ishin bashkë në Itali, ku ajo prezantoi filmin e saj të ri, “Frika e thellë”. Madalina së fundmi ka mbushur 36 vjeç dhe me siguri ka festuar me të dashurin e saj të ri.

Një fizik si ai që ka Mădălina Ghenea nuk është vetëm për shkak të “nënës natyrë”. Modeles i pëlqen të merret shumë me sport, si në palestër ashtu edhe jashtë saj. Nuk është e vështirë ta takosh në rrugë të veshur sportive, me kufje gjatë shëtitjeve. Në palestër, nga ana tjetër, ajo stërvitet edhe me pesha për të tonifikuar këmbët dhe muskujt e saj. Kohë më parë ajo zbuloi edhe boksin, një sport që e do, sepse i lejon të punojë me të gjithë trupin, por është edhe argëtues. 

Modelja dhe aktorja kujdeset shumë edhe për ushqimin e saj, ku përpiqet të hajë ushqime të shëndetshme dhe natyrale. Ajo sigurohet që të pijë shumë ujë gjatë gjithë ditës, gjë që e ndihmon të ketë lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, por edhe e mban të hidratuar. Herë pas here ajo bën agjërime me ndërprerje, të cilin nuk e mban për të humbur peshë, por për të detoksikuar trupin. Mădălina kujdeset shumë për flokët dhe lëkurën e saj, duke përdorur shpesh kremra të ndryshëm për fytyrën dhe trupin. 

Ajo nuk harron kurrë të heqë grimin dhe kur udhëton e nuk ka produktet e saj në dorë, përdor vaj kokosi. Aktorja kujdeset shumë mirë për flokët e saj, duke u frymëzuar nga Anna Magnani dhe Sophia Loren, sepse ndihet e afërt me Italinë. 

Mădălina Ghenea e do vallëzimin dhe muzikën, aq sa studioi piano për shtatë vjet.  Karriera e saj si modele filloi në moshën 15-vjeçare, kur mbërriti në Milano për stilistin Gattinoni. Gëzimi më i madh i Madalinës është vajza e saj, Charlotte, të cilën e ka bashkë me ish-bashkëshortin, sipërmarrësin Matei Stratan”,- shkruan media italiane. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll