Sport

Arbnor Muja e ka vendosur, do të luajë për Shqipërinë…

Futbollisti kosovar Arbnor Muja që luan në Belgjikë, do të jetë lojtari më i ri i Kombëtares së Shqipërisë.

14 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA

Arbnor Muja e ka vendosur, do të luajë për

TIRANE - Sulmuesi kosovar Arbnor Muja ishte grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës në muajin mars, për dy ndeshjet ndaj Izraelit në transfertë dhe Andorrës, por nuk ka luajtur fare.

Ai nuk ishte vlerësuar aspak nga ish-trajneri i Kosovës, francezi Alain Giresse, gjë që e ka bërë futbollistin kosovar, të ndryshojë mendje dhe të marrë një vendimin të ri.

Burime të afërta me lojtarin, bëjnë me dije se Arbnor Muja tani ka vendosur përfundimisht për të përfaqësuar Kombëtaren kuqezi të Shqipërisë. 24-vjeçari aktualisht ndodhet në Tiranë, ku ka udhëtuar nga Belgjika për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.

Futbollisti kosovar i skuadrës belge Royal Antwerp do të grumbullohet nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Repulikës Çeke dhe Polonisë.

Ka qenë pikërisht trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho që ka insistuar për afrimin e Mujës, pasi e sheh atë si një nga lojtarët e vlefshëm për Kombëtaren kuqezi.

Mësohet gjithashtu, se Shqipëria e kishte kontaktuar Arbnor Mujën që nga viti i kaluar, por ai fillimisht dëshironte Kosovën. Gjithsesi, mitrovicasi tanimë ka marrë vendimin dhe në shtator do ta shohim me fanelën e Kombëtares së Shqipërisë.

Arbnor Muja e ka vendosur, do të luajë për

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2023, 09:30

Bonuccin e kërkojnë në Bundesligë…

GJERMANI - Union Berlin po mendon të ecë përpara me nënshkrimin e Leonardo Bonuccit, qendërmbrojtësit italian 36-vjeçar, i ...

Sport 14 Gusht 2023, 09:00

Jan Oblak, 113 ditë më vonë...

SPANJE - Edhe pse tetë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar shërbyen për të treguar se Grbic është një ...