Sport

MIQESORJA HISTORIKE! Në dhjetë minutat e fundit, Interi përmbys një Egnatia dinjitoze, që e befasoi dhe e tronditi…

Duke pranuar diferencat në kualitete, skuadra e re Egnatias edhe në futbollin shqiptar, bëri një lojë dinjitoze në miqësoren ndaj Interit, takim që është edhe historike për të.

13 Gusht 2023, 22:30 Nga DOSJA
MIQESORJA HISTORIKE! Në dhjetë minutat e fundit, Interi përmbys

ITALI - Inter-Egnatia zhvilluan këtë të dielë një ndeshje miqësore historike, e cila u mbyll me fitoren e zikaltërve të Milanos, të cilët në dhjetë minutat e fundit përmbysën rezultatin, për të fiksuar fitoren e tyre me shifrat 4-2.

Skuadra rrogozhinase e Egnatis zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të me Dwamena dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh, 0-1.

Në minutën e 55-të Barella barazoi 1-1 për Interin, ndërsa në minutën e 68-të, Fernando i Egnatias realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi sërish rrogozhinasit në avantazh 1-2, pas një prekje të topit me dorë nga Martinez.

Në minutën e 80-të kapiteni Martinez barazoi 2-2 për Interin pas një goditjeje me kokë dhe katër minuta më pas argjentinasi përmbysi rezultatin në 3-2, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, që u akordua nga dashamirësia e gjyqtarit për zikaltrit e Interit.

Në fund, i riu Stabile vulosi gjithçka në 4-2, duke shënuar edhe golin e katërt për Interin në minutën e 90-të.

Gjithsesi, duke pranuar diferencat në kualitete, skuadra e re dhe pa shumë emër e Egnatias së Rrogozhinës në futbollin shqiptar, bëri një lojë dinjitoze përveç fakti se ndeshja e saj miqësore në Ferrara ndaj Interit, është edhe historike për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll