Sport

Neymar në Arabinë Saudite, me një biletë kthimi për në Europë…

Mediat raportojnë që në një ose dy vjet, Ney shpreson të kthehet në ligat e mëdha evropiane për t'u përgatitur për Kupën e Botës 2026.

14 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA
Neymar në Arabinë Saudite, me një biletë kthimi për

FRANCE - Siç raporton “L'Equipe”, Neymar e sheh kalimin e tij në Arabinë Saudite, si opsionin më të mirë për t'u larguar nga PSG, por jo për t'u larguar nga elita e futbollit europian.

Braziliani beson, se ky largim për te sauditët e Al Hilal është më i miri tani, për të mbyllur skenën e tij në Paris dhe është një zgjidhje më pragmatike në kërkim të një pensioni të artë. 

Kjo gazetë siguron që në një ose dy vjet, Ney shpreson të kthehet në ligat e mëdha evropiane për t'u përgatitur për Kupën e Botës 2026. 

Përsa i përket nënshkrimit të tij, kjo pritet të mbyllet për një shumë mjaft të lartë dhe do të paguajë, sipas “UOL Esporte”, 100 milionë në vit, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në Ligën Saudite pas Cristiano Ronaldos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2023, 09:30

Bonuccin e kërkojnë në Bundesligë…

GJERMANI - Union Berlin po mendon të ecë përpara me nënshkrimin e Leonardo Bonuccit, qendërmbrojtësit italian 36-vjeçar, i ...

Sport 14 Gusht 2023, 09:00

Jan Oblak, 113 ditë më vonë...

SPANJE - Edhe pse tetë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar shërbyen për të treguar se Grbic është një ...