Sport

Vedat Muriqit e nis “me këmbë ters” La Ligan, humbi penallti ndaj Las Palmas...

“Pirati” kosovar shpreson ta gjejë golin në ndeshjen e parë sezonal para tifozëve të tij, më 18 gusht kundër Villarrealit.

14 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA
Vedat Muriqit e nis “me këmbë ters” La Ligan, humbi

SPANJE - Sulmuesi i “dardanëve” Vedat Muriqi që luan me Mallorcan, nuk e nisi sezonin e ri të La Ligas në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje ai u fut në fushë “me këmbë ters”.

Sulmuesi kosovar, i cili ishte protagonist me 15 gola në edicionin e kaluar, në javën e parë të sezonit 2023/24 nuk arriti të shënonte gol për Mallorcan në barazimin 1-1 ndaj Las Palmas.

Madje, prizrenasi humbi një penallti në minutën e 38-të, e cila do të mund t’i siguronte tri pikë ekipit ishullor. Dhe për këtë, 29-vjeçari kosovar ka shprehur keqardhjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk është rezultati që e dëshironim, do të vazhdojmë të punojmë si ekip. Do të doja të kontribuoja me gol për ekipin tim, por jini të sigurt se Pirati do të rikthehet”,- ka shkruar ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2023, 09:30

Bonuccin e kërkojnë në Bundesligë…

GJERMANI - Union Berlin po mendon të ecë përpara me nënshkrimin e Leonardo Bonuccit, qendërmbrojtësit italian 36-vjeçar, i ...

Sport 14 Gusht 2023, 09:00

Jan Oblak, 113 ditë më vonë...

SPANJE - Edhe pse tetë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar shërbyen për të treguar se Grbic është një ...