Sport

Chelsea befason, përfundon një transferim të ri për 133 milionë euro!

Marrëveshje e pabesueshme nga ana e Chelseat, e cila do të vendosë një rekord të ri blerjesh në Premier League!

14 Gusht 2023, 08:30 Nga DOSJA

Chelsea befason, përfundon një transferim të ri për 133

ANGLI - Që nga ardhja e Todd Boehly në krye të Chelseat, klubi londinez ka shtyrë kufijtë e të pabesueshmes në merkato. Kjo konfirmohet mbrëmjen e kësaj të diele me njoftimin për një marrëveshje prej ... 133 milionë euro!

Në të vërtetë, Fabrizio Romano njoftoi mbrëmjen e kësaj të diele se është arritur një marrëveshje mes Chelsea dhe Brighton për transferimin e Moises Caicedo. Mesfushori ekuadorian do të zbarkojë në Chelsea për një transferim rekord. 

Caicedo pritet të nënshkruajë për tetë vjet me një opsion për një vit të nëntë me “Blutë” e Londrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll