Sport

Jurgen Klopp bën “humor” me një person të stafit teknik të Newcastles...

Kur trajneri i Liverpool u pyet për rregullin e ri të Premier Ligën për zonat e stafeve teknike, ai bëri humor për rivalët e tij të Newcastle

14 Gusht 2023, 10:30 Nga DOSJA
Jurgen Klopp bën “humor” me një person të stafit

ANGLI - I pyetur për rregulloren e re të Premier League, e cila lejon vetëm trajnerët të ecin në zonën teknike në çdo kohë, trajneri Klopp është përgjigjur: "Mendoj se do të jetë problem vetëm për Newcastle. Me vjen keq për ta”,- tha ai.

Trajneri i Liverpoolit kështu vuri në dukje një fakt, që lidhet me asistentin e trajnerit të Newcastle, Jason Tindall, që ishte bërë viral disa herë sezonin e kaluar, duke shkuar gjithmonë i pari për t’i dhënë dorën trajnerëve rivalë, para trajnerit Eddie Howe.

Me rregulloren e re gjatë këtij sezoni ai do të detyrohet që të rrijë ulur; Klopp bëri humor me atë, duke u shprehur se ky rregull do të ndikojë vetëm te Newcastle, por do të jetë interesant të shohim se si do të ndryshojë situata në zonën teknike të Magpies javëve në vazhdim.

Komentet e Klopp erdhën pas ndeshjes së parë të “Reds” kundër Chelsea, me të dy skuadrat që patën paraqitje të mire, pavarësisht barazimit 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Gusht 2023, 09:30

Bonuccin e kërkojnë në Bundesligë…

GJERMANI - Union Berlin po mendon të ecë përpara me nënshkrimin e Leonardo Bonuccit, qendërmbrojtësit italian 36-vjeçar, i ...

Sport 14 Gusht 2023, 09:00

Jan Oblak, 113 ditë më vonë...

SPANJE - Edhe pse tetë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar shërbyen për të treguar se Grbic është një ...