Sport

Barcelonën “e zë gjumi” me Getafe dhe merr vetëm një barazim në startin e La Ligës

Pas një ndeshjeje pa shkëlqim, Barcelona nuk arriti të gjente një gol në mbrojtjen e Getafe dhe u largua me barazim (0-0) të dielën. Skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë.

14 Gusht 2023, 08:00 Nga DOSJA

Barcelonën “e zë gjumi” me Getafe dhe merr vetëm

SPANJE - Barça nuk doli nga kurthi i Getafes në ditën e parë të La Ligas, duke arritur vetëm një barazim (0-0), pas një ndeshjeje të dobët mbrëmjen e kësaj të diele. 

Në pamundësi për të bërë diferencën në metrat e fundit, katalanasit humbën tashmë dy pikë ndaj Real Madridit, që fitoi ndaj Athletic Bilbao (2-0), përpos që humbën edhe Raphinhan, i përjashtuar logjikisht për një ndërhyrje të qëllimshme (42’).

Episodet e dobëta në “Coliseum Alfonso Pérez” ndjekin njëri-tjetrin dhe duken njësoj, pavarësisht u luajtën 116 minuta, përfshirë edhe 26 në kohën shtesë. Në mungesë të një shfaqjeje në fushë, të dy skuadrat shfaqën një nervozizëm të madh që shënoi takimin.

Barcelonën “e zë gjumi” me Getafe dhe merr vetëm

Ndeshja pati vetëm një situatë interesante në 45 minutat e para, një goditje nga Raphinha, e cila përfundoi në shtyllën e Soria (36’) përpara përjashtimit të tij me të kuqe. Ende po aq solide në mbrojtje (20 gola të pësuar sezonin e kaluar), Barca konfirmoi vështirësitë e saj të krijimit në 20 metrat e fundit kundërshtarë.

Vështirësitë e “blaugranëve” vazhduan deri në një goditje të parë të Ansu Fatit (80’), më pas një gabim i Iglesias mbi Araujo, ku u pretendua penallti, por që në fund anulohet për një prekje të topit më të hershme të Gavi (90’+12) me dorë. Kurthi i Jose Bordalas, i cili u rikthye në stol në fund të sezonit për të shpëtuar klubin nga periferia e Madridit, funksionoi në mënyrë perfekte.

Barcelonën “e zë gjumi” me Getafe dhe merr vetëm

Përballë provokimeve të Getafes, i pari që goditi ishte Raphinha. Anësori i katalanasve e dërgoi bërrylin në fytyrën e Gaston Alvarez (42) dhe pa kartonin e kuq. Megjithatë, të dyja skuadrat mbetën me nga dhjetë lojtarë, pasi edhe Jaime Mata (57’) do të ndëshkohej me të kuqe. Megjithatë, tensioni nuk u ul, madje edhe Xavi u përjashtua për kundërshtime të vendimeve të gjyqtarit (70’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll