Sport

Messi dhe paralajmërimi i trajnerit të Philadelphias, para gjysmëfinales me Inter Miami: “Për ne nuk ka rëndësi kush vjen...”

“Leo Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Do të jetë momenti më i zhurmshëm që “Subaru Park” ka përjetuar ndonjëherë,"- tha trajneri i Philadelphia Union për stadiumin e tij.

13 Gusht 2023, 21:59 Nga DOSJA

Messi dhe paralajmërimi i trajnerit të Philadelphias, para

SHBA - Jim Curtin është trajneri i Philadelphia Union, rivali i Inter Miamit në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës. Trajneri nuk ka dashur të humbasë rastin për të vlerësuar ndeshjen e radhës të skuadrës së tij ndaj kampionit botëror Leo Messi. "Ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Do të jetë momenti më i zhurmshëm që “Subaru Park” ka përjetuar ndonjëherë,"- tha ai për stadiumin e tij. 

“Messi ka ardhur në merkaton e fundit dhe ka sjellë me vete shumë emra të mëdhenj në MLS, me investime prej gjashtë, shtatë, tetë, nëntë milionë dollarësh. Është një skuadër që si trajner është e vështirë ta përballesh. Mund të shihet se si Jordi Alba dhe Sergio Busquets, kuptohen në mënyrë të përsosur. Është si një lojë ekskluzive mes tyre. Ata e dinë se kur t'ia japin topin, ku t'ia japin. Është kënaqësi të shikosh”, tha ai.

Të martën e ardhshme, më 15 gusht, Philadelphia do të vishet për të pritur Inter Miami dhe do të ketë një stadium të plotë në “Subaru Park” për të parë yllin argjentinas të luajë. "Do të jetë një nder të luaj me të, por sapo të bie bilbil, e di që djemtë tanë do të japin gjithçka”. Më pas ai shtoi: "Nuk ka rëndësi kush vjen. Nëse vjen Messi. Nëse vjen Busquets. Nëse vjen Jordi Alba. Ne vetëm duhet të luajmë me stilin tonë dhe të besojmë në veten tonë. Duhet të dimë të luajmë me fushën tonë të mbushur plot, me tifozët të zhurmshëm që na mbështesin që herët. Kjo do të na bëjë të arrijmë në finale. Nuk do të frikësohemi. Do të jemi të guximshëm. E dimë se do të jetë e vështirë, por presim me padurim sfidën",- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll