Aktualitet

Shisnin drogë në plazhe, dy te arrestuar në Himarë, njëri me precedentë të theksuar kriminale

Sipas Policisë së Shtetit,  në kuadër të dy operacioneve të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami” është bërë i mundur ndalimi i dy personave, përkatësisht 28 dhe 47 vjeç, njëri nga të cilët ishte me precedent të theksuar kriminal.

12 Gusht 2023, 13:33 Nga k.m.
Shisnin drogë në plazhe, dy te arrestuar në Himarë,
Droga e kapur

HIMARË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas Policisë së Shtetit,  në kuadër të dy operacioneve të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami” është bërë i mundur ndalimi i dy personave, përkatësisht 28 dhe 47 vjeç, njëri nga të cilët ishte me precedent të theksuar kriminal.

Të dy këta shtetas akuzohen se shisnin lëndë narkotike pushuesve në plazhe.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dhërmiu”, u arrestua në flagrancë 47 vjeçari, banues në Tiranë, (shtetas me precedentë të shumtë kriminal, për vepra penale si “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”). Ky shtetas kishte përshtatur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte, një vend për fshehjen e lëndës narkotike. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, të cilat nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohet se 47-vjeçari do t’i shiste në lokale nate, në Drimadhe, Dhërmi dhe Himarë,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

operacioni dhermiu operacioni potam

Sondazh

Poll