Aktualitet

Mbërrijnë qindra udhëtarë/ Radhë kilometrike në Kakavijë dhe Qafë-Botë! Fluks në portin e Vlorës

Ndërkohë radhë kilometrike paraqitet edhe në pikën Kufitare të Qafë Botës, ku pala greke po punon vetëm me një sportel.

12 Gusht 2023, 13:08 Nga f.i
Mbërrijnë qindra udhëtarë/ Radhë kilometrike në
pamje nga vendngjarja

VLORË- Me ardhjen e udhëtarëve radhët e gjata të mjeteve janë bërë të zakonshme këto ditë gushti. Në pikën kufitare me Greqinë, qindra makina presin të hyjnë në vendin tonë. 

Në doganën e Kakavijës, është krijuar një radhë më e gjatë se katër kilometër, ndërsa qindra emigrantë, por edhe turistë të huaj presin të kalojnë në tokën shqiptare. Ndërkohë radhë kilometrike paraqitet edhe në pikën Kufitare të Qafë Botës, ku pala greke po punon vetëm me një sportel.

Ndërkohë trafik i rënduar paraqitet në qytetin e Vlorës. Trafiku më i rënduar është në zonën e portit, ku përveç pushuesve, emigrantë shqiptarë dhe turistë të huaj kanë mbërritur kanë zgjedhur bregdetin tonë për të kaluar pushimet. 

kakavije vlore

Sondazh

Poll