Aktualitet

“Të gjithë flasin për Maldivet e Europës”, media kroate jehonë Shqipërisë

Rama njoftoi se 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, ose 41% më shumë se viti i kaluar.

12 Gusht 2023, 12:36 Nga f.i
“Të gjithë flasin për Maldivet e Europës”, media
foto ilustruese

TIRANË- Gjatë sezonit veror të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat kanë promovuar Shqipërinë. Së fundmi televizioni kroat RTL, ka promovua turizmin në Shqipëri.

"Të gjithë flasin për Maldivet Europiane, Shqipërinë. Reklama e pazakontë vazhdon t’i tërheqë mysafirët. Për shkak të inflacionit çmimet kanë ndryshuar, por këtu ende mund të verohet lirë. Plazhet kështjellat dhe çmimet e volitshme, duket se Shqipëria i ka të gjitha”,- shprehet spikerja e RTL.

Ndërkohë vetë kryeministri i vendi, Edi Rama me anë të postimi në rrjete sociale ka publikuar kronikën e televizionit kroat. Rama gjithashtu njoftoi se 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, ose 41% më shumë se viti i kaluar.

"Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore”, tha Rama.

 

 

kroaci turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2023, 11:12 k.m.

Misteri i historisë së Ohrit

Pamje nga Ohri OHËR- Datojnë 8000 vjet më parë, shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla mund të jenë vendbanimi m&eum...