Aktualitet

Vlorë, mbanin mina në makinë, Gjykata lë në burg xhaxhain dhe nipin

Pas kërkesës, gjyqtarja Emirjana Dimo ka lënë në fuqi masën e sigurisë.

12 Gusht 2023, 12:08 Nga k.m.
Vlorë, mbanin mina në makinë, Gjykata lë në burg
Foto ilustruese

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg xhaxhain dhe nipin që u kapën dy ditë më parë duke lëvizur me mina në qytet. Prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre dhe ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë "arrest me burg" për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.

Pas kërkesës, gjyqtarja Emirjana Dimo ka lënë në fuqi masën e sigurisë.

Këta dy shtetas janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës dy ditë më parë, pasi në makinën e tyre janë gjetur dy mina me telekomandë. Por ende nuk dihen detaje lidhur me vendin që i kanë marrë minat dhe ku ishte destinacioni i tyre final. 

vlore mina me telekomande fatjon gjonaj ergys gjonaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2023, 11:12 k.m.

Misteri i historisë së Ohrit

Pamje nga Ohri OHËR- Datojnë 8000 vjet më parë, shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla mund të jenë vendbanimi m&eum...