Aktualitet

Problemet me energjinë, pas bllokimit disa orësh, rikthehen shërbimet në DPSHTRR: Do i shërbejmë çdo qytetari!

Probleme më të shumta u hasën tek puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik. 

12 Gusht 2023, 12:16 Nga k.m.
Problemet me energjinë, pas bllokimit disa orësh, rikthehen
Foto ilustruese

TIRANË- Sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rënë për disa orë në Prezë e në Nisharak. Megjithatë situata tashmë është rregulluar. Por për aq kohë sa sistemi kishte rënë, e gjithë puna e DPSHTRR ishte e paralizuar. Probleme më të shumta u hasën tek puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik. 

Ndërkohë u krijua edhe radhë e gjatë automjetesh në kolaudim, dhe qytetarësh në sportele.

Pas publikimit të lajmit, një reagim erdhi edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në reagimin e tyre bëhej me dije dhe konfirmohet se ka "rënë" sistemi i kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik.

"DPSHTRR deklaron se është një problem i energjisë dhe se ekspertët po përpiqen ta rregullojnë, duke theksuar se të gjithë qytetarët që do të presin do të shërbehen. Ata qytetarë që mund të presin po ftohen të presin, të tjerët mund të largohen. Shërbimi do të rrijë sa të rikthehet e do i shërbejë çdo qytetari që do jetë aty. Bllokimi ka ardhur nga një problem i energjisë, ekspertet po përpiqen ta rregullojnë,”- deklaroi DPSHTRR.

Megjithatë pas punës së ekspertëve, defekti u rregullua dhe puna ka rifilluar. Për shkak të bllokimit u krijua radhë e gjatë automjetesh në kolaudim, dhe qytetarësh në sportele.

dpshtrr

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2023, 11:12 k.m.

Misteri i historisë së Ohrit

Pamje nga Ohri OHËR- Datojnë 8000 vjet më parë, shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla mund të jenë vendbanimi m&eum...