Aktualitet

Skandali me kanabis në Zall Herr/ ‘Shkrihet’ reparti ushtarak! Lirohen nga detyra 4 ushtarakë, për 10 propozohet lirimi. Asnjë nga AISM

Pas skandalit të kanabisit në bazën ushtarake të Zall Herrit, Ministria e Mbrojtjes nxorri një deklaratë për mediat, ku bëri me dije edhe emrat e personave që janë marrë "përgjegjës" për kultivimin e kanabisit në bazën ushtarake.

12 Gusht 2023, 13:10 Nga k.m.
Skandali me kanabis në Zall Herr/ ‘Shkrihet’ reparti ushtarak!
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) duket se i ka "shpëtuar" dënimit nga Ministria e Mbrojtjes. Pas skandalit të kanabisit në bazën ushtarake të Zall Herrit, Ministria e Mbrojtjes nxorri një deklaratë për mediat, ku bëri me dije edhe emrat e personave që janë marrë "përgjegjës" për kultivimin e kanabisit në bazën ushtarake.

Më 9 gusht, në një mbledhje urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas skandalit të zbulimit të 125 bimëve me kanabis sativa brenda repartit ushtarak të Zall Herrit, janë liruar nga detyra 4 ushtarakët që tashmë po hetohen në gjendje të lirë nga policia, si dhe është propozuar lirimi edhe për 10 të tjerë, jo vetëm pjesë e Forcave të Armatosura, por edhe të Policisë Ushtarake. Janë liruar nga detyra specialisti për sigurinë në seksionin e zbulimit, specialisti për infrastrukturën, zv. Komandanti i togës në Kompaninë e Mbështetjes, si dhe magazinier dhe shoferi në Kompaninë e Mbështetjes. Gjatë mbledhjes urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, për 10 ushtarakë u propozuan për lirim nga detyra, 6 të Forcave Tokësore dhe 4 të tjerë të Policisë Ushtarake, praktikisht shkrirje e instancave drejtuese.

Mes propozimeve për lirim nga detyra janë Komandanti i Repartit Ushtarak, Komandanti i Policisë Ushtarake, Shefi i Shtabit Ushtarak, specialist dhe inspektorë, si dhe agjentë krimesh të policisë ushtarake. Por asnjë dënim nuk u dha për AISM, pasi kanabisi u zbulua vetëm prej avionëve të Guardia di Finanza. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan për shpërdorim detyre ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, për të cilët u caktua masa “arrest në burg”. Ata argumentuan para gjykatës se janë 140 hektarë tokë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta kontrolluar të gjithë sipërfaqen dhe se për territorin e thyer e të vështirë kanë njoftuar eprorët e tyre. Bimët me kanabis dyshohet se ishin mbjellë prej në muajin maj në batalionin e mbështetjes së luftimit ndërsa dhe ishin në fazën përfundimtare të korrjes.

Brenda Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, mbjellja e kanabisit brenda repartit të Zall Herrit shihet si një dështim i AISM inteligjencës së ushtisë, bashkë me Policinë Ushtarake. Kjo lidhet me personat e zgjedhur ndërvite për tu punësuar në këto dy institucione në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në kushtet e anonimamit një oficer i lartë brenda shtabit të ushtrisë renditi një mori me probleme brenda AISM inteligjencës së ushtrisë dhe Policisë Ushtarake.

kanabis ne zall herr aism

Sondazh

Poll