Aktualitet

Dyshohet se kanë lidhje me bandën kriminale Ndranghetan, pranga dy shqiptarëve në Itali

Hetuesit kishin zbuluar se familja Maiolo kishte marrëdhënie biznesi me grupin e shqiptarëve, ndonëse me kalimin e kohës ka pasur edhe përplasje mes dy organizatave.

12 Gusht 2023, 12:23 Nga f.i
Dyshohet se kanë lidhje me bandën kriminale Ndranghetan, pranga dy
foto ilustruese

ITALI- Shkatërimi i bandës kriminale Ndragheta po vijon, ku së fundi janë arrestuar dy shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me pikën shpërndarjes së drogës.

Goditja erdhi me konfirmimin e arrestimit në flagrancë të dy shtetasve shqiptarë, 24 dhe 29 vjeç, për tregti dhe zotërim droge në fshatin Limito, raportojnë mediat italiane. Operacioni blic u zhvillua në një apartament në rrugën Siracusa.

Hetimet kundër grupit filluan dhjetorin e kaluar 2022 gjatë një hetimi të gjerë kundër Locale di Pioltello , organizatës 'Ndrangheta' aktive në Lombardi me familjet Maiolo dhe Manno në krye. Gjatë atij operacioni, hetuesit kishin zbuluar se familja Maiolo kishte marrëdhënie biznesi me grupin e shqiptarëve, ndonëse me kalimin e kohës ka pasur edhe përplasje mes dy organizatave.

arrestohen dy shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2023, 11:12 k.m.

Misteri i historisë së Ohrit

Pamje nga Ohri OHËR- Datojnë 8000 vjet më parë, shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla mund të jenë vendbanimi m&eum...