Aktualitet

Bllokohet Rruga e Kombit, radha e automjeteve shkon mbi 10 kilometra

Shkak i kësaj situate dyshohet se është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin.

12 Gusht 2023, 12:16 Nga f.i
Bllokohet Rruga e Kombit, radha e automjeteve shkon mbi 10 kilometra
pamje nga vendngjarja

KUKËS-  Rruga e kombit në segmentin Morin-Kukës është blllokuar. Me mijëra qytetare të Kosovës por jo vetëm kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë dhe fluksi i lartë i mjeteve ka krijuar radhët e gjata kilometrike dhe qëndrimin për me shume se 20 apo 30 minutave në afërsi të Urës mbi Drin.

Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km. Shkak i kësaj situate dyshohet se është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin.

Ura e re e nisur katër vite më parë, por nuk përfundoi as për këtë sezon turistik.

bllokohet rruga e kombit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2023, 11:12 k.m.

Misteri i historisë së Ohrit

Pamje nga Ohri OHËR- Datojnë 8000 vjet më parë, shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla mund të jenë vendbanimi m&eum...