Aktualitet

Një person gjendet i vdekur pranë spitalit në Lushnje

Viktima është Sybi Haruni 65 vjeç endacak nga Lushnja. 

12 Gusht 2023, 12:07 Nga k.m.
Një person gjendet i vdekur pranë spitalit në Lushnje
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambienteve të spitalit të Lushnjës. Viktima është Sybi Haruni 65 vjeç endacak nga Lushnja. 

65-vjeçari u gjet në orën 07.30 nga punonjësit e spitalit në afërsi të garazheve të ambulancave. Prej kohësh ai ishte i pastrehë dhe endej rrugëve.

Ndërkohë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së tij, pritet të bëhet autopsia.

sybi haruni lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2023, 11:12 k.m.

Misteri i historisë së Ohrit

Pamje nga Ohri OHËR- Datojnë 8000 vjet më parë, shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla mund të jenë vendbanimi m&eum...