Sport

VIDEO/ Ansu Fati me një gol fantastik, siguroi fitoren e Barcelonës ndaj Milanit...

Pas tripletës në miqësoren kundër Realit, Barcelona vijoi me një fitore minimale ndaj Milanit, me Ansu Fati që shënoi një gol mahnitës.

2 Gusht 2023, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Ansu Fati me një gol fantastik, siguroi fitoren e Barcelonës

SHBA - Barcelona vazhdon të luajë futboll të bukur dhe efektiv në kuadër të përgatitjes së saj në SHBA. Pas rezultatit 3-0 ndaj Realit, në orët e para të së mërkurës (2/8) ka mposhtur 1-0 edhe Milanin, me Ansu Fatin si ‘hero’.

Xavi e hodhi në lojë 20-vjeçarin në fillim të pjesës së dytë dhe ai u kundërpërgjigj me një gol të bukur spektakolar.

I riu spanjoll hyri në zonë nga e majta, e solli topin në të djathtë dhe me një goditje të zjarrtë e dërgoi topin në portën e Maignan, duke i dhënë epërsinë 1-0 katalanasve në minutën e 55-të. Ky ishte goli i vetëm i këtij takimi, i fundit për ‘blaugranët’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2023, 09:30

“Nuk e di kur do të luaj përsëri”

JAPONI - Neymar vazhdon pa minuta në Japoni, ku Paris Saint-Germain ka luajtur tashmë tre ndeshje përgatitore dhe pas disfatës (1-2) të...