Sport

Dani Alves sot në gjykatë për të dëshmuar, braziliani rrezikon 10 vite burg!... Tani radha e Prokurorisë

Dani Alves do të dalë të mërkurën përsëri në gjykatë për të dëshmuar sërish, prokurorët do të mbajnë pretencën dhe do të kërkojnë masën e dënimit. Braziliani rrezikon 10 vite burg për sulmin seksual ndaj 23-vjeçares.

2 Gusht 2023, 11:17 Nga DOSJA
Dani Alves sot në gjykatë për të dëshmuar, braziliani

SPANJE - Dani Alves u procedua penalisht për sulm seksual nga gjyqtari që hetonte denoncimin e bërë nga një 23-vjeçare. Braziliani të mërkurën (2/8) do të dëshmojë sërish për çështjen dhe më pas do të dërgohet në gjykatë, ku do të dëgjohet denoncimi i 23-vjeçares.

Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi është pjesë e procesit hetimor. Pasi gjyqtari ta informojë atë për prokurorinë, Alves do të ketë mundësinë të dëshmojë dhe të marrë linjën e mbrojtjes.

Braziliani përballet me një dënim deri në 10 vjet burg, ndërsa ndër të tjera do t'i duhet të paguajë deri në 150 mijë euro dëmshpërblim për vuajtjet mendore të krijuara për 23-vjeçaren.

Kujtojmë se 40-vjeçari ndodhet në burg që prej datës 20 janar, pasi akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze në një klub të Barcelonës, më 30 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2023, 09:30

“Nuk e di kur do të luaj përsëri”

JAPONI - Neymar vazhdon pa minuta në Japoni, ku Paris Saint-Germain ka luajtur tashmë tre ndeshje përgatitore dhe pas disfatës (1-2) të...