Sport

“Barbie” i futbollit, moment i sikletshëm në Botëror! Çfarë i kërkoi një tifoz në tribune zviceranes Lehmann?... (foto-galeri)

Zvicra barazoi me Zelandën e Re 0-0 në fazën e tretë të grupeve të Kupës së Botës FIFA për femra .

2 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA

“Barbie” i futbollit, moment i sikletshëm në Botëror!

ZELANDA E RE - Alisha Lehmann, zvicerania me nofkën “Barbie” i futbollit, ishte në stol në ndeshjen kundër Zelandës së Re, por ajo u dërgua në fushë në minutën e 71-të, nga trajnerja Inka Grings.

Lehmann zëvendësoi Geraldine Reuteler. Duke qëndruar mënjanë, teksa priste që të kryhej zëvendësimi për të hyrë në fushë, Lehmann ishte subjekt i një momenti të sikletshëm.

Një nga fansat e Zvicrës mbante një poster me mesazhin "Alisha Lehmann, firmos barkun tim që të mund të dal në TV ".

“Barbie” i futbollit, moment i sikletshëm në Botëror!

Edhe nëse futbollistja nuk i dha autografin e dëshiruar, fanses iu plotësua dëshira dhe pamjet u transmetuan edhe në televizion, për pakënaqësinë e teleshikuesve.

Në fund të lojës, Alisha Lehmann qëndroi me fansat për disa minuta, gjatë të cilave bëri disa selfie dhe ia dhuroi fanelën e saj një gruaje të re.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2023, 09:30

“Nuk e di kur do të luaj përsëri”

JAPONI - Neymar vazhdon pa minuta në Japoni, ku Paris Saint-Germain ka luajtur tashmë tre ndeshje përgatitore dhe pas disfatës (1-2) të...