Sport

Magic Johnson vazhdon pushimet në Greqi - I impresionuar kalon Kanalin e Korinthit...

“Sot isha dëshmitar i një pamjeje të pabesueshme”, ka shkruar me entuziazëm legjenda e basketbollit botëror në Instagram.

1 Gusht 2023, 17:05 Nga DOSJA

Magic Johnson vazhdon pushimet në Greqi - I impresionuar kalon Kanalin e

GREQI - Legjenda e basketbollit botëror këto ditë po pushon në Greqi. Arsyeja për Magic Johnson, i cili jo vetëm përshkon detet greke, por edhe nuk humbet rastin të shprehë entuziazmin e tij për peizazhet që has herë pas here. 

Basketbollisti legjendar që bëri histori në vitet '80 me fanelën e Los Angeles Lakers, mbërriti në Greqi javën e kaluar me jahtin e tij luksoz dhe nisi një turne në ishujt grekë. 

Në këtë rrugë ai ka kaluar edhe Istmusin e Korinthit, duke zgjedhur ta ndajë këtë eksperiencë me “miqtë” e tij online, ndërsa gjykuar nga ajo që ka shkruar në postimin që ka bërë në rrjetet sociale ka mbetur më se i emocionuar. “Sot pashë një pamje të pabesueshme, duke udhëtuar përmes Kanalit të Korintit nga deti Jon në Egje.

Kanali u hap për herë të parë në 1893 dhe ishte absolutisht i bukur”,- tha ai. Kujtohet se pak ditë më parë në Kanalin e Korinthit ka kaluar edhe legjenda e tenisit Rafa Nafal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Earvin "Magic" Johnson (@magicjohnson)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Earvin "Magic" Johnson (@magicjohnson)

Së bashku me Magic Johnson është edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij, të cilët kanë paralajmëruar prezencën në Greqi pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale. Të gjithë ata mbanin bluza me logon e Uashington Commanders, ekipi i NFL të blerë së fundmi nga kompania e Magic Johnson për 6.5 miliardë dollarë. 

Magic Johnson vazhdon pushimet në Greqi - I impresionuar kalon Kanalin e

Magic Johnson ishte para disa ditësh në Itali me Michael Jordan dhe po shijonin ushqimet dhe bukuritë e vendit Apenin. Ylli amerikan i basketbollit vizitoi edhe Greqinë në vitin 2022 dhe ishte ndër të tjera në ishujt e qershorit, Santorini, Athinë dhe Korinth. 

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll