Politike

Analiza e brendshme e partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar të premten

Në mbledhje pritet të diskutohet për analizën e partisë dhe për hapjen e saj.

1 Gusht 2023, 17:38 Nga I.A
Analiza e brendshme e partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar
PD

TIRANË- Partia Demokratike do të mbledh ditën e premte Këshillin Kombëtar për të nisur analizën e brendshme në parti. Me anë të një njoftimi për mediat, thuhet se mbledhja do të nisë në orën 19:00. Në mbledhje pritet të diskutohet për analizën e partisë dhe për hapjen e saj.

Njoftim i PD-së:

Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar. Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen. Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse

pd

Sondazh

Poll