Politike

SPAK sekuestro inceneratorit të Tiranës, Belind Këlliçi: Fitorja e parë ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave

Po ashtu, Këlliçi thekson se SPAK duhet të çojë hetimin deri në fund dhe të bëjë drejtësi të plotë.

1 Gusht 2023, 14:15 Nga k.m
SPAK sekuestro inceneratorit të Tiranës, Belind Këlliçi:
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar vendimin e SPAK për të sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se kjo është fitorja e parë ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave në vend. Po ashtu, Këlliçi thekson se SPAK duhet të çojë hetimin deri në fund dhe të bëjë drejtësi të plotë.    

REAGIMI I PLOTË: 

Një hap i parë i drejtësisë për një nga aferat më të mëdha në histori, me firmë e përgjegjësi direkte të Erion Veliajt, është për t'u përshëndetur. SPAK ka konkluduar se në inceneratorin e Tiranës kemi të bëjmë me mashtrim me pasoja të rënda, shpërdorim detyre, pastrim parash, e më shumë. Krime mjaft të renda këto. Krime për të cilat kam ngritur herët zërin bashkë me kolegë të Opozitës. E sotmja është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave. Inkurajoj SPAK të çojë deri në fund hetimin e të bëjë drejtësi të plotë, duke vënë para ligjit Erion Veliajn dhe pa asnjë diskutim bossin e madh, Edi Ramën. Ndryshe nga rastet e tjera, me inceneratorin e Tiranës autori i keqbërjes është në dritën e diellit, pasi ai me firmën e tij ka insistuar që të ngrihet kjo skemë e mashtrimit me pasoja të rënda, e pastrimit të parave, dhe vjedhjes së qytetarëve të Tiranës. Mund ta ndalosh ndryshimin duke vjedhur votën, por modeli i ngritur mbi abuzim e zullum nuk zgjat përgjithmonë.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

belind këlliçi

Sondazh

Poll