Politike

Berisha: Juli i Pashakos i pari që uroi Ballën për fitoren në Fier. Metamorfoza” u regjistrua në janar, u shty që banditët të përdoreshin në zgjedhje

Sipas Berishës, kriminelët u lanë të lirë që të përdoreshin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Më pas, kur operacioni nuk shtyhej dot më, i njoftuan që të arratiseshin. 

1 Gusht 2023, 13:25 Nga k.m.
Berisha: Juli i Pashakos i pari që uroi Ballën për fitoren
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar sërish ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, duke e akuzuar si të lidhur me krimin. Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ndaj tij ka denoncime se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës, ndërsa shtoi se lidhjet nuk i shkëputi as pas "qarkullimit" në qarkun e Fierit.

"E dini kush e uroi i pari me mesazh Ballën për fitoren e Fierit? Juli i Pashakos,"-tha Berisha.

Po ashtu, komentoi edhe operacionin e SPAK të koduar "Metamorfoza" që çoi në pranga zyrtarë policie, prokurorie e biznesmenë, ndërsa në kërkim u shpallën disa emra të njohur të botës së krimit. Sipas Berishës, kriminelët u lanë të lirë që të përdoreshin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Më pas, kur operacioni nuk shtyhej dot më, i njoftuan që të arratiseshin. 

Berisha: Taulant Balla më i poshtër se Pëllumb Gjoka, të dy kanë porositur vrasje, por Balla bëhet ministër

Ju e keni ndjekur operacionin ‘Metamorfoza’. Unë dy gjëra dua t’ju them juve. Ky operacion është rregjistruar në janar, por ky operacion u shty vetëm që këta banditë, vrasës, trafikantë, përdhunues të përdoren kundër opozitës dhe të sillen në Shkodër si pushtues. Por iu them nga ana tjetër se, miku i ngushtë i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, në fakt edhe i Erion Veliajt, sepse Erion Veliaj e ka pajisur me leje ndërtimi para 10 ditësh, dy javësh. Pra, miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në pushtim më 14 maj dhe ne e denoncuam. Bajrët, që u informuan, që ia mbathën më 14 maj me makina të blinduara ushtruan terror në Shkodër, e kështu me rradhë në të gjithë Shqipërinë bandat. Por një gjë dua të them, se midis Pëllumb Gjokës dhe Taulant Ballës, edhe më i poshtri është Taulant Balla, sepse Pëllumb Gjoka nuk synoi të bëhej ministër. Pëllumb Gjoka ka porositur vrasjen e punonjësit të burgjeve, Hysenbelliut. Taulant Balla, sipas dëshmive në sallën e gjyqit ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Njëra është dëshmi në sallën e gjyqit, tjetra është interceptim telefonik, të dyja janë valide. Njëri bëhet ministër, tjetri shkon në qeli. Po pse shkon në qeli tjetri do thoni ju? Duhet të them lavdi Francës, Belgjikës dhe Holandës, se Pëllumb Gjoka do kishte marrë dhe një silver city tjetër, por partnerët kanë dhënë një kontribuyt të jashtëzakonshëm dhe po japin me dëshifrimin, transkriptimin e telefonatave të tyre. Kurse këto që janë në Shqipëri për Taulantin, këtu bëhet gjyqi, ndërpriten, zhduken me vendim gjykate.

sali berisha kryesia e pd 1 gusht 2023

Sondazh

Poll