Politike

Zjarrvëniet në vend, Rama: 15 vite burg për këta kriminelë, sot u arrestua një  

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ligji parashikon deri në 15 vite burg për personat që ndezin zjarre.

1 Gusht 2023, 15:23 Nga I.A
Zjarrvëniet në vend, Rama: 15 vite burg për këta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel prokurorive dhe gjykatave në rrethe që të zbatojnë ligjin për zjarrvënësit në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ligji parashikon deri në 15 vite burg për personat që ndezin zjarre. Po ashtu ai ka theksuar se një zjarrvënës u arrestua ditën e sotme. 

Postimi i Plotë:

Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm

edi rama

Sondazh

Poll