Politike

Sekuestrohet inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Në postimin e saj, Kryemadhi inkurajon SPAK që të thellojë hetimet për të kapur edhe "kokat".

1 Gusht 2023, 13:07 Nga k.m.
Sekuestrohet inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, e po ashtu një prej zërave më të fuqishëm për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka komentuar sekuestrimin e atij të Tiranës, i cili u bë sot nga SPAK. Në postimin e saj, Kryemadhi inkurajon SPAK që të thellojë hetimet për të kapur edhe "kokat". Këta të fundit, sipas saj janë Ëngjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë; Edi Rama, kryeministër dhe Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës. 

"SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se: 1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve. 2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve. Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj,"-shkruan Monika Kryemadhi.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

monika kryemadhi afera e inceneratoreve

Sondazh

Poll