1 Gusht 2023, 14:12
Nga k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u ndal te sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se inceneratori i Tiranës, bashkë me atë të Fierit dhe Elbasanit janë kryevepra kriminale nga qeveria e ‘Rilindjes’ dhe se vendimi i SPAK ishte i vonuar, por i nevojshëm për t'u bërë.
“Faktet janë paraqitura nga ana jonë. Kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar në një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë të vonuar. Dua të nënvizoj se të tre çështjet, Tirane, Elbasan dhe Fier janë një çështje dhe kemi të bëjmë me një aferë të ideuar dhe implementuar nga një grup i strukturuar kriminal. Rilindja, si organizatë ka blerë 2 palë zgjedhje dhe paratë i përdori për të deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe për të shkatërruar profesionalizmin e mediave në Shqipëri”, u shpreh Meta.
Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.
ilir meta afera e inceneratorëve
Politike
1 Gusht 2023, 13:25
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar sërish ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, duke e akuzuar si të lidhur me ...
Politike
1 Gusht 2023, 13:07
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, e po ashtu një prej zërave më të fuqishëm për af...
Politike
1 Gusht 2023, 13:00
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të kompanisë së Inceneratorit t...
Politike
1 Gusht 2023, 12:59
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha tha s...
Politike
1 Gusht 2023, 09:03
k.m.
Fredi Beleri
GREQI- Vendimi i qeverisë së Edi Ramës për të vazhduar me qëndrimin për zgjatjes të kohës s...
Politike
31 Korrik 2023, 19:52
I.A
KE
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka publikuar ditën e sotme raportin 'screening' për Shqipërinë, një vit pas hapjes së neg...
Politike
31 Korrik 2023, 16:58
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka "fajësuar" prokurorët dhe gjyqtarët lidhur me zjarret që kanë pushtuar vendi...
Politike
31 Korrik 2023, 16:41
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit i është përgjigjur aludimeve të deputetit Gazment Bardhi në lidhj...
Politike
31 Korrik 2023, 13:19
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga sot linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojn&eu...
Politike
31 Korrik 2023, 12:46
m.s
Dimitar Kovaçesvki
Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar. Rama ndodhet në Qafë Thanë së ba...