Politike

SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës, Gazment Bardhi: Rruga e duhur për drejtësi, përgjegjësit Edi Rama dhe Veliaj

Ndër të tjera Bardhi shkruan se paratë e vjedhura duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

1 Gusht 2023, 13:00 Nga k.m.
SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës, Gazment Bardhi: Rruga e duhur
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të kompanisë së Inceneratorit të Tiranës. Sipas tij, vendimi i sotëm ishte i nevojshëm në mënyrë që përgjegjësit e aferës të dilnin para drejtësisë. Ndër të tjera, Bardhi shkruan se paratë e vjedhura duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

"Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit. Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë,"-shkruan Gazment Bardhi në rrjetet e tij sociale.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

gazment bardhi afera e inceneratorëve

Sondazh

Poll