Politike

SPAK e vendos në sekuestro, Ina Zhupa: Lajm i mirë, por incenerator nuk ka!

Po ashtu në postim theksohet se peshqit e mëdhenj ende po notojnë me paratë e qytetarëve.   

1 Gusht 2023, 14:20 Nga I.A

SPAK e vendos në sekuestro, Ina Zhupa: Lajm i mirë, por incenerator

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka komentuar vendimin e SPAK për të vënë në sekuestro inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se ky është një lajm i mirë, por në fakt nuk ka incenerator në Tiranë. Po ashtu në postim theksohet se peshqit e mëdhenj ende po notojnë me paratë e qytetarëve.   

Ina Zhupa: SPAK sekuenstron inceneratorin e Tiranës! Lajm i mirë por në fakt incenerator nuk ka. SPAK ka sekustruar letra dhe rrethon skenën e krimit sepse asnjë tullë nuk u vu për incenerator. Vite denoncime, nga Sharra, nga selia, nga kuvendi, ne gjykatë përballe Mirel Mërtirit dhe më fund u morr një masë për inceneratorin fantazëm. Peshqit e mëdhenj ende notojnë në paratë që i japin çdo ditë inceneratorit që nuk ekziston! Asgjë nuk do bëhej pa vullnetin dhe firmën e Ramës dhe Veliajt.

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

ina zhupa inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll