Politike

Flakët në Shqipëri, kryeministri Edi Rama: Policia po bën punë të mirë për t'i kapur zjarrvënësit, prokurorët dhe gjykatësit t’i dalin për Zot kësaj pasurie

Edi Rama shkruan se nuk duhen toleruar priomanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore të vendit tonë.

31 Korrik 2023, 16:58 Nga k.m.
Flakët në Shqipëri, kryeministri Edi Rama: Policia po bën
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka "fajësuar" prokurorët dhe gjyqtarët lidhur me zjarret që kanë pushtuar vendin. Në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se Policia e Shtetit po bën një punë shumë të mirë për të kapur autorët e zjarrvënieve, por janë prokurorët dhe gjykatësit e rretheve, ata që sipas tij kanë një qasje skandaloze sa i takon rasteve të zjarrëvënies. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se nuk duhen toleruar priomanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore të vendit tonë.

POSTIMI I PLOTË:

POLICIA E SHTETIT po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht. 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit. Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit. U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë. U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimit

edi rama zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll