Politike

Aluzimet në Kuvend/ BKH i përgjigjet Gazment Bardhit: Respektojmë ligjin, dyshimet keqdashëse nuk na pengojnë

Në njoftimin e publikuar për mediat theksohet se procesi i rekrutimit në Byro është me disa faza, ku çdo aplikant duhet që t'i kalojë ato.

31 Korrik 2023, 16:41 Nga I.A
Aluzimet në Kuvend/ BKH i përgjigjet Gazment Bardhit: Respektojmë
Gazment Bardhi

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit i është përgjigjur aludimeve të deputetit Gazment Bardhi në lidhje me rekrutimet në këtë institucion si dhe me nxjerrjen e sekretit hetimor. Në njoftimin e publikuar për mediat theksohet se procesi i rekrutimit në Byro është me disa faza, ku çdo aplikant duhet që t'i kalojë ato. Po ashtu vazhdohet më tej në njoftim se Drejtori i BKH-së nuk ka të drejtë të kërkojë hetime kur nuk është vetë i përfshirë.

Njoftimi i Plotë:

Procesi i rekrutimit të gjithë punonjësve, në zbatim të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, duke filluar që nga Drejtori i BKH-së, kalon në disa faza të detajuara, të mirëpërcaktuara nga një Komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, dhe dy Prokuror të Posaçëm, si dhe është monitoruar në çdo fazë nga një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale të caktuar nga misionet e SHBA -së dhe BE-së. Byroja Kombëtare e Hetimit gjatë kryerjes së detyrës udhëhiqet nga misioni për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, në mënyrë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm , me kryefjalë ”ruajtjen e sekretit për çdo veprim që kryen “, në bazë të ligjeve në fuqi.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit i ka të parashikuara në ligj shumë qartë detyrat funksionale përsa i përket pjesës hetimore dhe asaj administrative e organizative. Parashikimet ligjore nuk i japin të drejtë Drejtorit të BKH-së të njihet, marrë apo të kërkojë informacion mbi hetime, kur nuk është vetë i përfshirë në kryerjen e veprimeve si hetues. Byroja Kombëtare e Hetimit si një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme, nga fillimi i funksionimit të saj ka treguar integritet, paanshmëri, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të saj, kjo e shprehur edhe me rezultatet e deritanishme. Garantojmë opinionin publik se çdo dyshim keqdashës i pabazuar që cënon imazhin e institucionit nga cilido dhe kudo, nuk do të na pengojë dhe as do të ndikoj në përmbushjen e detyrimeve tona ligjore.

byroja kombëtare e hetimit gazment bardhi

Sondazh

Poll