Aktualitet

EMRI+FOTO/ I dehur dhe me armë para Bashkisë, prangoset 75-vjeçarit para bashkisë së Lushnjes

Në pranga përfundoi 75-vjeçari Zija Korreshi, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krehërin me 7 fishekë.

28 Korrik 2023, 18:35 Nga k.m.
EMRI+FOTO/ I dehur dhe me armë para Bashkisë, prangoset
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 75-vjeçar u arrestua në Lushnje pasi lëvizte i armatosur dhe i dehur para Bashkisë së qytetit. Në pranga përfundoi 75-vjeçari Zija Korreshi, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krehërin me 7 fishekë.

EMRI+FOTO/ I dehur dhe me armë para Bashkisë, prangoset

NJOFTIMI I PLOTË:

Lëvizte në sheshin e Bashkisë Lushnjë, i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur, vihet në pranga 75-vjeçari. Shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip pistoletë, me krëhër dhe fishekë të vendosur në të. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit personal, në brezë, iu gjetë 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin, 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

lushnje

Sondazh

Poll