Aktualitet

"Kam këpucë në kamion"/ Vetëm 1-6 vjeç! Dënohet me 4 vjet burg shtetasi anglezi, trafikoi fëmijë shqiptarë nga Franca për në Britaninë e Madhe

Sipas "Zyrës së Brendshme", Trevor Saker, 44 vjeç, u dënua në Canterbury Crown Court, pasi u kishte pohuar oficerëve të Forcave Kufitare se në kamion kishte këpucë për biznesin e ri të gruas së tij.

28 Korrik 2023, 18:09 Nga k.m.
"Kam këpucë në kamion"/ Vetëm 1-6 vjeç!
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një britanik që tentoi të kontrabandonte fëmijë emigrantë të moshës 1-vjeç në Britaninë e Madhe, duke i fshehur pas kutive në furgonin e tij është dënuar me 4 vjet burg. Sipas "Zyrës së Brendshme", Trevor Saker, 44 vjeç, u dënua në Canterbury Crown Court, pasi u kishte pohuar oficerëve të Forcave Kufitare se në kamion kishte këpucë për biznesin e ri të gruas së tij.

I pandehuri, i cili tani banon në Cadiz, Spanjë, po ngiste një furgon me qira të Vauxhall Vivaro kur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit të Mbretërisë së Bashkuar në Coquelles, Francë në korrik 2018. Oficerët gjetën 14 migrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të furgonit, të fshehur pas kutive të kartonit.

Emigrantët u identifikuan si shtetas irakianë dhe shqiptarë. Midis grupit ishin 4 fëmijë të moshës 1 deri në 6 vjeç.

I pandehuri u shpall fajtor për asistim në emigracionin e paligjshëm pas një hetimi të plotë, ku u zbulua se gjithçka po e bënte për "xhepin" e tij.

trevor saker

Sondazh

Poll