Sport

Sulmuesi Vlahovic i rikthehet dashurisë së vjetër! Ai u pajtua me bukuroshen serbe…

Pas disa kohësh u ndanë dhe Dushani u nis për në Itali. Më pas kanë pushuar së dëgjuari njëri-tjetrin, kanë ndjekur njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, por fati i ka bashkuar sërish këtë vit në Ibiza.

28 Korrik 2023, 18:14 Nga DOSJA

Sulmuesi Vlahovic i rikthehet dashurisë së vjetër! Ai u pajtua me

SPANJE - Dushan Vlahovic sërish në lidhje me Vanja Bogdanovicin! Futbollisti i njohur serb i Juventusit e “harroi” ish-Miss Italinë, sot moderatore dhe reportere Karolina Stramara, për shkak të brunes atraktive, me të cilën kishte patur lidhje pesë vite më pare, raporton “Informer”.

Ylli i Juventusit u takua krejt rastësisht me ish të dashurën e tij, Vanja, në Ibiza dhe takimi i tyre ishte fatal. Para se të shkonte për pushime me miqtë, ai u nda me një modele dhe prezantuese italiane.

Dushani u largua nga Karolina Stramare pak javë më parë për shkak të presionit publik.  E shqetësonte fakti që mediat po merreshin me marrëdhënien e tij në një masë të tillë, ndaj dëshironte të ishte sërish vetëm. 

Sulmuesi Vlahovic i rikthehet dashurisë së vjetër! Ai u pajtua me

Por kjo nuk zgjati shumë. Sapo erdhi në Ibiza, ai pa Vanjan, me të cilën ishte takuar pesë vjet më parë, dhe të cilën e njihte gjatë gjithë jetës së tij dhe ndjeu përsëri “flutura në stomak”,- thotë burimi i “Informer”, i cili më pas shton:

“Vanja u njoh me Dushanin kur nuk ishte as i famshëm dhe as i pasur... Ata u shoqëruan, dolën, prindërit e tyre janë shokë shtëpie. Emocionet kanë lindur edhe nga shoqëria e madhe dhe pesë vite më parë kanë hyrë në një lidhje. Fatkeqësisht, nuk zgjati shumë, sepse të dy ishin të rinj, pa përvojë dhe të etur për të kaluar sa më mirë. Ata u ndanë dhe vazhduan të rrinin secili në punë të vet. Vitin e kaluar ata patën një tjetër tentativë për një lidhje, por ajo përsëri përfundoi në mënyrë të palavdishme”. 

Sulmuesi Vlahovic i rikthehet dashurisë së vjetër! Ai u pajtua me

Dushani ishte me pushime në Mykonos dhe më pas vazhdoi në Ibiza me shoqërinë e tij. Ata morën me qira një jaht, mbi të cilin “patën” shumë bukuroshe. Në fund të pushimeve, Dushani ka parë Vanjen në plazh, e cila ishte me shoqërinë e saj. 

I gëzuar dhe i habitur kur e pa atë, ai e ftoi atë të bashkohej me shoqërinë e tij. Ata dolën në një klub nate dhe të njëjtën mbrëmje u puthën. Ata nuk u ndanë deri në fund të pushimeve dhe kur u kthyen në Beograd e vazhduan lidhjen. Aktualisht Vlahovic ndodhet me Juventusin në Amerikë, por me Vanjën ruan kontakte me video, mesazhe...

Prindërit e Vlahovicit janë të kënaqur që Vanja dhe Dushani janë pajtuar dhe shpresojnë që këtë herë dashuria e tyre t'i kapërcejë të gjitha sfidat.

“Nëna e Dushanit do të donte që Vanja të ishte nusja e saj, sepse ajo është e shkolluar, e bukur dhe ka qenë me djalin e saj para se ai të bëhej milioner”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll