Sport

Italia bëhet bashkë me Turqinë për Euro 2032!

Federatat kanë rënë dakord dhe tashmë kanë dorëzuar dosjen në komisionin përkatës të UEFA-s, ndërsa për momentin kjo kandidaturë shfaqet si favoritja absolute .

28 Korrik 2023, 18:06 Nga DOSJA
Italia bëhet bashkë me Turqinë për Euro 2032!

ITALI - Sipas asaj që zbulon ANSA, agjencia italiane e lajmeve , Federata Italiane dhe ajo Turke kanë dorëzuar një dosje të përbashkët për organizimin e Euro 2032. Në fakt, siç raportohet, dy Federatat kanë rënë dakord dhe tashmë kanë dorëzuar dosjen në komisionin përkatës të UEFA-s, ndërsa për momentin kjo kandidaturë shfaqet si favoritja absolute .

“Ne morëm një vendim të rëndësishëm për futbollin turk dhe atë evropian. Bashkëpunimi ynë me federatën italiane tregon vlerat e miqësisë dhe bashkëpunimit në futbollin europian”, tha Mehmet Bugukeksi, president i Federatës Turke .

Ai vazhdoi: “Kandidatura e përbashkët është pjesë e kulturës sonë të përbashkët dhe rrënjëve historike që na kanë bashkuar në shekuj. Besoj se do të forcojnë bashkëpunimin tashmë ekzistues mes dy vendeve mesdhetare dhe do të ndërtojnë një urë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit tonë”.

Vendimi i UEFA-s se ku do të organizohet Kampionati Europian 2032 do të merret më 10 tetor , kur komiteti ekzekutiv do të mblidhet dhe do të vendosë për këtë çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll