Sport

Jeta sekrete jashtë fushe e tenistit serb Djokovic… DJ “Lady Lee” dashuria e parë e Noles, ajo sot fiton 30 mijë euro në natë

Kjo dashuri nuk zgjati shumë, para së gjithash për shkak të detyrimeve të Novakut, të cilat më pas u rritën në mënyrë drastike, për shkak të rritjes së papritur në karrierën e tij në tenis.

28 Korrik 2023, 17:31 Nga DOSJA

Jeta sekrete jashtë fushe e tenistit serb Djokovic… DJ “Lady

SERBI - Jo shumë kohë pas ndarjes nga Lidija Popoviç, Novak Djokoviç filloi një romancë me Jelena Risticin, me të cilën kurorëzoi lidhjen e tij shumëvjeçare me martesë dhe trashëgimtarë.

Novak u martua me Jelenën në vitin 2014, me të cilën ka dy fëmijë, djalin Stefan dhe vajzën Tara. Megjithatë, pak njerëz e dinë se para se të takonte Jelenën, tenisti numër një në botë ishte në një lidhje romantike për dy muaj, me Lidija Popović-in, tani DJ me famë botërore Lady Lee.

Jeta sekrete jashtë fushe e tenistit serb Djokovic… DJ “Lady

Ata u përpoqën të mbanin një lidhje në distancë, mes Novi Sadit dhe Beogradit, por kur e kuptuan se nuk po shkonte mirë, vendosën t'i japin fund lidhjes së tyre. Jo shumë kohë pas kësaj, Novak filloi një lidhje me gruan e tij aktuale, Jelena.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by iLEE (@ladyleeofficial)

Mirëpo, Lidija Popovic është sot pjesë e skenës publike. Ajo është një DJ i njohur, performon me emrin Lady Lee dhe ka mbi 2.1 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Disa vite më parë, Lady Lee kishte më shumë se 80 shfaqje të huaja, kryesisht në Azi, dhe dyshohet se fitoi deri në 30.000 euro në një prej tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by iLEE (@ladyleeofficial)

Lidija Popovic quhet ndryshe edhe “J-Lo serbe”, e cila në një nga intervistat ka treguar se si ishte marrëdhënia e saj me Gjokoviqin.

“Gjatë lidhjes sonë, Nole ishte gjithmonë i vëmendshëm dhe i buzëqeshur, por atëherë nuk kishte detyrime si sot. Tani ai mban një barrë të rëndë mbi shpinë, si një njeri i famshëm në botën e sportit. Natyrisht, Nole nuk është këpucar... Novaku është një djalë i shoqërueshëm dhe xhentëlmen, të paktën kështu e mbaj mend unë, - tha Lidija.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll