Sport

VIDEO / Gropa e çuditshme tek pika e penalltisë detyron arbitrin të ndërhyjë...!

Një gropë e madhe ishte krijuar aty ku vendoset topi, ndërkohë që lojtari i shpëtoi mirë edhe dëmtimit të kaviljes.

28 Korrik 2023, 17:47 Nga DOSJA
VIDEO / Gropa e çuditshme tek pika e penalltisë detyron arbitrin

ARGJENTINE - San Lorenzo u ndesh me Platensen në takimin e raundit të 1/16-ve në Kupën e Argjentinës. Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol. Dhe lojtarët iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin dhe skuadrën që do të kualifikohej në raundin tjetër.

I pari për vendasit gjuajti Gonzalo Lujan. Mbrojtësi 22-vjeçar e dërgoi topin jashtë. Jo për faj të tij, por të fushës… Një gropë e madhe ishte krijuar aty ku vendoset topi, ndërkohë që lojtari i shpëtoi mirë edhe dëmtimit të kaviljes.


Kjo ndikoi që arbitri kryesor të merrte vendimin për të ndryshuar portën ku do të goditeshin penalltitë e radhës. Për fatin e mirë, kjo “gafë” nuk ndikoi pasi dy lojtarë të Platenses gabuan penalltitë e tyre dhe San Lorenzo festoi kualifikimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll