Sport

Pritet tym i bardhë! Orë vendimtare për kalimin e Harry Kane te Bayern Munich, i paraqitet oferta e tretë Tottenhamit...

Përfaqësuesit e Bayernit pritet të takohen të premten me drejtuesit e Tottenham për të paraqitur një ofertë të re për Harry Kane.

28 Korrik 2023, 16:19 Nga DOSJA
Pritet tym i bardhë! Orë vendimtare për kalimin e Harry Kane te

GJERMANI - Beteja e Bayernit për nënshkrimin e Harry Kane vazhdon. Kapiteni i Tottenham është një prioritet për bavarezët që duan të mbyllin çështjen.

Për këtë arsye, përfaqësues të klubit do të jenë në Londër për t'u takuar nga afër me Daniel Levy për t'i paraqitur një propozim të ri.

Në veçanti, kjo pritet të kalojë 85 milionë euro, ndërkohë që do të parashikohen edhe bonuse krejtësisht të realizueshme.

Dëshira e Kane për t'u larguar e kombinuar me faktin se ai ka refuzuar një ofertë rinovimi e bën shitjen e tij një rrugë të njëanshme për Tottenham.

Sulmuesi anglez është nën kontratë deri në verën e ardhshme, kështu që për gjashtë muaj ai mund të bie dakord për një marrëveshje me cilindo klub që dëshiron.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll