Sport

Çmimi është vënë! Parisi kërkon 250 milionë euro për ta shitur Kylian Mbappe…

Nëna e Kylian Mbappe u ka përcjellë njerëzve të Real Madridit kërkesat e Parisit për shitjen e yllit të tij, të cilat arrijnë në 250 milionë euro.

28 Korrik 2023, 16:03 Nga DOSJA
Çmimi është vënë! Parisi kërkon 250 milionë

FRANCE - Spanjolja “Marca” ka nxjerrë në dritë kontaktet që ka pasur nëna e Kylian Mbappe me drejtuesit e Real Madridit. Faiza Lamari raportohet se ia ka kaluar llogarinë drejtuesve të Madridit, në mënyrë që ta bëjnë të tyren superyllin francez.

Sipas publikimit, parizienët kërkojnë 250 milionë euro për t'i thënë "Po" një shitjeje të mundshme të Kylian Mbappe nga kjo verë. Reali nuk dëshiron të japë shumën specifike, pasi mund ta marrë atë në një vit si lojtar i lirë. Nëna e Mbappe thuhet se i është zotuar drejtuesve të Madridit se do të ulë kërkesat e Parisit.

Tani do të pyesni veten, pse drejtuesit e dy skuadrave nuk flasin drejtpërdrejt. Në verën e vitit 2021, Parisi nuk i ishte përgjigjur as propozimeve të bëra nga Reali për Mbappe dhe Perez ende e ruan këtë inat.

Që atëherë, marrëdhëniet mes dy palëve në nivel administrativ kanë qenë inekzistente dhe për këtë arsye madrilenët nuk kanë hyrë në procesin e pretendimit për blerjen e superyllit francez.

Në këtë pikë, duhet të theksojmë se shkrimi në fjalë nxjerr në pah marrëveshjen e Real Madridit me Kylian Mbappe për verën e vitit 2024, e cila përfshin një bonus nënshkrimi prej 130 milionë euro. Sigurisht, kjo shumë nuk do të merret nga francezi nëse do të transferohet këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll