Sport

VIDEO / Futbollistja kolumbiane rrëzohet në mes të fushës në përgatitjet e Kupës së Botës!

18-vjeçarja u rrëzua pa ndjenja për 90 sekonda - Ajo u dërgua në spital dhe pak orë më vonë, ajo u la e lirë - Lojtarja është 'shumë i lodhur', tha stafi mjekësor

28 Korrik 2023, 17:58 Nga DOSJA

VIDEO / Futbollistja kolumbiane rrëzohet në mes të fushës

AUSTRALI - Ajo papritmas nuk u ndje mirë, shtrëngoi gjoksin dhe më pas u rrëzua në fushë në Sydney, Australi. Kalimtarët panë të tmerruar teksa ylli kolumbian i Kupës së Botës të futbollit Linda Caicedo u rrëzua në stërvitje. Atletja 18-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë pasi humbi ndjenjat në bazën e ekipit të saj në Sydney, shkruan gazeta britanike “ Daily Mail”. Linda ishte pa ndjenja për 90 sekonda, me mjekë që nxituan për 'ndihmën e parë'.

Atletja kolumbian u dërgua në spital. Pak orë më vonë ajo u përmend, por nuk dihet nëse do të luajë në ndeshjen e vendit të saj kundër Gjermanisë të dielën.

VIDEO / Futbollistja kolumbiane rrëzohet në mes të fushës

Siç raporton gazeta britanike, pamjet tregojnë atleten e re duke vrapuar me shoqet e skuadrës para se të ndalojë papritur, duke shtrënguar gjoksin para se të bjerë në tokë

VIDEO / Futbollistja kolumbiane rrëzohet në mes të fushës

Disa minuta më vonë, një anëtar i stafit mjekësor të Federatës Kolumbiane të Futbollit tha se lojtarja ishte "shumë e lodhur".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll