Sport

Arbitrat shqiptarë do të gjykojnë në raundin e dytë të Conference League

Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja, të cilët mbajnë stemën e FIFA-s bashkë me Enea Jorgjin, janë përzgjedhur për sfidat Sepsi (Rumani)-CSKA Sofia (Bullgari) dhe Steaua (Rumani)-CSKA 1948 Sofia (Bullgari). Këto ndeshje janë programuar të luhen të enjten e ardhshme (3 gusht).

28 Korrik 2023, 17:43 Nga DOSJA
Arbitrat shqiptarë do të gjykojnë në raundin e dytë

TIRANE - Dy arbitra nga kampionati shqiptarë i kategorisë Superiore do të gjykojnë ndeshje në këtë raund të Conference League. 

Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja, të cilët mbajnë stemën e FIFA-s bashkë me Enea Jorgjin, janë përzgjedhur për sfidat Sepsi (Rumani)-CSKA Sofia (Bullgari) dhe Steaua (Rumani)-CSKA 1948 Sofia (Bullgari). Këto ndeshje janë programuar të luhen të enjten e ardhshme (3 gusht).

Dy ndeshjet e para, u fituan 0-1 dhe 0-2 nga skuadrat rumune, që kanë hedhur një hap drejt kualifikimit në raundin e tretë.

Hamiti do të ketë ndihmës Denis Rexhën dhe Erind Burgun në sfidën Sepsi-CSKA, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Erjon Bastari.

Nga ana tjetër, Xhaja do të ketë asistentë Nertil Bregasin dhe Arbër Pemën në Steaua-CSKA 1948. Ndeshje ku arbitre e katërt do të jetë Emanuela Rusta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll