Sport

Parisi gati të paguajë 50 milionë euro për të marrë Dembele nga Barcelona...

Ousmane Dembele është afër arritjes së një marrëveshjeje me Paris Saint-Germain, sipas “RMC”, me parizienët që janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të tij prej 50 milionë euro nga kontrata me Barcelonën.

28 Korrik 2023, 15:43 Nga DOSJA

FRANCE - Edhe pse në qershor u duk se Barcelona kishte arritur një marrëveshje me Ousmane Dembele për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në verën e vitit 2024, “RMC” raporton se sulmuesi francez është shumë afër skuadrës së PSG-së.

Parizienët janë në negociata të avancuara me 26-vjeçarin dhe pritet deri më 31 korrik të paguajnë klauzolën në kontratën e tij me katalanasit, shuma e së cilës arrin në 50 milionë euro.

Parisi gati të paguajë 50 milionë euro për të

Në sezonin që përfundoi, Dembele regjistroi 35 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 8 gola dhe 9 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll