Sport

Mahrez firmosi për Al Ahli dhe u konvertua në saudit, 30 milionë euro mori Man.City!

Riyad Mahrez, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, është zyrtarisht lojtar i skuadrës saudite Al Ahli nga Pataskeywa, Manchester City ka futur në arkat e tij 30 milionë euro.

28 Korrik 2023, 14:03 Nga DOSJA

Mahrez firmosi për Al Ahli dhe u konvertua në saudit, 30 milionë

ANGLI - Riyad Mahrez, i cili firmosi të premten për Al Ahli, tani konsiderohet banor i Arabisë Saudite.

Pas nëntë vitesh radhazi në Premier League dhe pesë me Manchester City-n, fitues të tri titujve, sulmuesi 32-vjeçar algjerian ka nënshkruar kontratë me klubin saudit deri në verën e vitit 2027.

“Qytetarët” arritën marrëveshje me Al Ahlin, e cila u solli shumën prej 30 milionë eurosh. Mahrez me Cityn regjistroi 236 ndeshje, duke shënuar 78 gola dhe 59 asistime, ndërsa u largua nga “Etihad”, pasi festoi tripletën me klubin këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll