Sport

Djali i legjendës LeBron James, del nga spitali pas sulmit në zemër…

Brony James renditet në vendin e 20-të në Top-100 të ESPN-së

28 Korrik 2023, 12:55 Nga DOSJA

Djali i legjendës LeBron James, del nga spitali pas sulmit në

SHBA - LeBron James e bëri të qartë se "familja e tij është e sigurt, të gjithë po shkojnë mirë". Dy ditë më pare, djali i tij 18-vjeçar, Broni, pësoi një atak në zemër teksa stërvitej me universitetin e USC.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ka qëndruar deri në fund të rrezikut. Brony  James ka dalë nga spitali dhe sipas njoftimit të mjekëve është në shtëpi dhe po pushon.  Xhejms i vogël mbërriti në spital i vetëdijshëm, i qëndrueshëm dhe pa dëmtime neurologjike.

Brony James renditet në vendin e 20-të në Top-100 të ESPN-së për vitin 2023, por kuptohet që nuk do të ndjekë ndeshjet e gushtit të USC-së në Kroaci dhe Greqi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll