Sport

Kampionia olimpike ukrainase e skermës nuk pranoi t’i jepte dorën rivales ruse dhe u përjashtua nga Botërori! - Shikoni videon…

Ukrainasja Olga Harlan nuk pranoi t'i jepte dorën ruses Anna Smirnova, si rezultat i së cilës, sipas rregullores, ajo u skualifikua.

28 Korrik 2023, 12:42 Nga DOSJA

Kampionia olimpike ukrainase e skermës nuk pranoi t’i jepte

ITALI - Ndeshja e parë e shumëpritur mes një ukrainase dhe një ruseje në Kampionatin Botëror të Skermës në Milano, nuk përfundoi mirë. Kampionia olimpike Olga Harlan mori lejen nga autoritetet ukrainase për t'u përballur me Anna Smirnova dhe e mposhti atë, por më pas u skualifikua, pasi nuk i dha dorën kundërshtares pas ndeshjes.

Olga Harlan është një nga sportistet më të famshme në Ukrainë dhe ka fituar 4 medalje olimpike! Ajo gjithashtu pëlqen kërcimin dhe ka marrë pjesë në një konkurs bukurie në vendin e saj. 

Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli për një “vendim skandaloz”, i cili madje postoi në Twitter një foto të Smirnovës pranë një të riu me uniformë ushtarake. “Siç mund ta shihni, (Smirnova) admiron hapur ushtrinë ruse, e cila vret ukrainasit dhe shkatërron qytetet tona”,- ka shkruar zyrtari ukrainas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kharlan Olga (@olgakharlan)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orthomol Life | Вiтамiни Ортомол (@orthomol.life)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kharlan Olga (@olgakharlan)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kharlan Olga (@olgakharlan)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kharlan Olga (@olgakharlan)

Një ditë më parë, skermisti ukrainas Igor Raizlin nuk doli në pistë për t'u përballur me Vadim Anokhin të Rusisë. Në këtë kohë, Ministria e Sporteve ukrainase nxori një dekret duke lehtësuar ndalimin e sportistëve të vendit që përballeshin me kundërshtarë nga Rusia dhe Bjellorusia. 

Dispozita e re përfshin shprehjen "atletët që përfaqësojnë Federatën Ruse ose Republikën e Bjellorusisë" dhe në mënyrë efektive u lejon ukrainasve të konkurrojnë kundër kundërshtarëve rusë ose bjellorusë, për sa kohë që këta të fundit konkurrojnë si neutralë.
Ministri i Sportit të Ukrainës, Vadim Gudzeit, komentoi këtë çështje duke thënë: "Jam krenar për ju. Lëvizja juaj është shembull i forcës, vullnetit dhe dashurisë për Ukrainën. Fitorja për vendin dhe për ju do të vijë së shpejti".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll