Politike

Ahmetaj në kërkim, por sërish deputet i PS! Ç'do bëhet me 'fatin' e tij? Klosi tregon se kur do merret vendimi

Ai theksoi se Partia Socialiste bën ndryshime për t’u përmirësuar.

28 Korrik 2023, 11:48 Nga A.B
Ahmetaj në kërkim, por sërish deputet i PS! Ç'do
Blendi Klosi

TIRANË- Vendimi i Partisë Socialiste për të ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, do të merret në muajin shtator. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se në muajin shtator do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i socialistëve. 

Ndër të tjera ai theksoi se Partia Socialiste bën ndryshime për t’u përmirësuar.

“Sot në ditën time të parë si sekretar i Përgjithshëm të PS-së vijoj që tu jem mirënjohës mbi 100 mijë anëtarëve të PS-së. Kemi nderin krenarinë dhe fatin që i kemi këto detyra. Është një pyetje që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e thellë se në sërish do të fitojmë. Ne bëjmë ndryshime për të përmirësuar veten tonë”, tha Klosi.

/Dosja.al

blendi klosi arben ahmetaj

Sondazh

Poll