Bota

ZJARRET/ Ministri i Mbrojtjes 'paralajmëron' hetime: Nëse ka përgjegjës do të dalin para drejtësisë

Dendias gjithashtu theksoi se ky është prioritet për Qeverinë.

28 Korrik 2023, 10:03 Nga a.l
ZJARRET/ Ministri i Mbrojtjes 'paralajmëron' hetime: Nëse ka
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias në një konferencë për media sot, paralajmëroi se së shpejti do të nisin hetimet për shkakun e zjarreve masive në vend. Ai tha se nëse ka përgjegjës për situatën e zjarreve do të dalin para drejtësisë pasi ndaj tyre do të nisë një hetim. Dendias gjithashtu theksoi se ky është prioritet për Qeverinë, shkruan Protothema.gr.  

 “Ajo që ka ndodhur do të hetohet tërësisht. Nëse ka përgjegjës ata do të dalin para drejtësisë. Kam kërkuar rishikimin e planeve të sigurisë nga zjarri të të gjitha kampeve dhe të tre degëve të Forcave të Armatosura. Dua t'ju siguroj se siguria e personelit, objekteve dhe pajisjeve është gjithmonë një prioritet. Është një prioritet kryesor”, tha ai. 

Pesë janë zonat ku vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive, tashmë prej më shumë se një jave. Në zonë ka pika të nxehta dhe po punohet për frenimin e tyre. Në vendngjarje po operojnë 90 zjarrfikëse me 31 automjete dhe 4 grupe të njësive këmbësore, ndërsa pritet që në punë të futen mjete ajrore, helikopter dhe avionë. 

nikos dendias zjarr ne greqi

Sondazh

Poll