Bota

Humbi gjurmët para tre dekadash, gjenden në Zvicër eshtrat e një alpinisti gjerman

Ekspertët ekzaminuan më vonë mbetjet në spitalin Valais në Sion, kryeqyteti kantonal, në bashkëpunim me seksionin e identifikimit gjyqësor të policisë lokale.

28 Korrik 2023, 08:15 Nga a.l
Humbi gjurmët para tre dekadash, gjenden në Zvicër eshtrat e
Zvicër

ZVICËR- Eshtrat e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk gjatë ecjes përgjatë një akullnajeje pranë malit ikonik Matterhorn të Zvicrës në vitin 1986, janë gjetur, pasi shkrirja e akullnajave ka çuar në rishfaqjen e trupave dhe objekteve që mendohet se janë zhdukur prej kohësh. 

“Analiza e ADN-së mundësoi identifikimin e një alpinisti i cili ishte zhdukur që nga viti 1986”, thuhet në një deklaratë të policisë. 

Policia në kantonin Valais tha se zbulimi i tmerrshëm u bë më 12 korrik nga alpinistë që ecnin përgjatë akullnajës Theodul në Zermatt, shkruan Reuters. 

Ekspertët ekzaminuan më vonë mbetjet në spitalin Valais në Sion, kryeqyteti kantonal, në bashkëpunim me seksionin e identifikimit gjyqësor të policisë lokale.

Dhjetëra alpinistë kanë humbur jetën në dekadat e fundit në afërsi të Zermatt, një mekë për alpinizëm, veçanërisht në shpatet e majës mitike Matterhorn (e njohur edhe si Cervino), një simbol i vërtetë i Zvicrës.

zvicer

Sondazh

Poll